Mbyllet një pjesë e komunës paralele e Skenderajt
BKT
Lajme

Mbyllet një pjesë e komunës paralele e Skenderajt

V.S|RTKlive

Është mbyllur një pjesë e komunës paralele të Skenderajt, e cila operonte ilegalisht ne Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë realizuar aksionin në zyrat ku veprohej ilegalisht si komunë paralele serbe e Skenderajt.

Këtë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë verifikimeve policore në terren kemi ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skenderajt është aktive në territorin e Mitrovicës Veriore. Kemi konsultuar Prokurorin i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hyrë në këtë ndërtesë dhe pas marrjes së disa dëshmive nga aty, kjo zyre është mbyllur. Nuk ka të arrestuar, ndërsa intervistimi i përgjegjësit të kësaj zyre do të bëhet nesër”, ka thënë në përgjigjen e tij, Elshani.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme