Trepça pëson humbjen e dytë në FIBA Europe Cup
BKT
Sport

Trepça pëson humbjen e dytë në FIBA Europe Cup

F.B/RTKLive

Trepça ka pësuar humbjen e dytë në FIBA Europe Cup.

Kampioni në fuqi i Kosovës, është mundur nga Ludwigsburgu në ‘Minatori’, me rezultat 57:70.

Basketbollistët e Trepçës u angazhuan mjaft shumë në duel me Ludwigsburgu, duke e ngushtuar disa herë rezultatin, megjithatë, skuadra mike mirë e kontrolloi lojën dhe në fund iu gëzua fitores me 13 pikë dieferencë (57:70).

Trepça pëson disfatën e dytë këtë sezon të garave në FIBA Europe Cup dhe ndodhet në vendin e fundit të grupit H me dy pikë.