KQZ me njoftim të rëndësishëm: Si të votohet në zgjedhjet e 9 shkurt 2025
BKT
Lajme

KQZ me njoftim të rëndësishëm: Si të votohet në zgjedhjet e 9 shkurt 2025

N.M. /RTKlive

Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Kështu ka njoftuar përmes një videoje zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shpjeguar në detaje se si plotësohet fletëvotimi.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës,  për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”.

Mësoni më shumë se si duhet të plotësohet fletëvotimi dhe shpërndaje videon!”, njofton KQZ, përmes një postimi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme