Vengu: Ukraina do ta ketë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Vengu: Ukraina do ta ketë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

N.M. /RTKlive

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se gjatë dy ditëve të Ministerialit të ministrave të NATO-s, pati mundësinë e disa takimeve me ministrat e Italisë, Polonisë, Francës, Ukrainës, Suedisë dhe Rumanisë, ku trajtova një sërë çështjesh që lidhen me proceset e modernizimit, zhvillimin dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake, si dhe shtimin e aktiviteteve malinje në Ballkanin Perëndimor.

Vengu, në  një postim në Facebook, njofton se në bashkëbisedimin me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ndanë të njëjtën qasje mbi dinamikat rajonale të sigurisë, bashkëpunimin gjithmonë e në rritje mes dy vendeve në fusha si transformimi, modernizimi dhe industria e mbrojtjes, si dhe ndërveprueshmëria ushtarake dhe angazhimi i përbashkët operacional në Kosovë, Bullgari dhe Letoni.

“Në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, z. Kosiniak-Kamysz, u diskutua për rritjen e ndërveprimit të bashkëpunimit ushtarak në fushat e industrisë ushtarake, modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe prokurimeve ushtarake, ndërsa me ministrin e Mbrojtjes së Francës, z. Sebastien Lecornu, trajtuam temat e modernizimit, kapacitetet, industrinë ushtarake si dhe prokurimet e mbrojtjes. Ramë dakord që në fillim të muajit nëntor të zhvillojmë një takim tjetër në Paris për të thelluar edhe më tej proceset e bashkëpunimit dypalësh ushtarak”, shkruan Vengu.

Vengu gjithashtu bënë të ditur se në bisedën me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, e sigurova për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën në rrafshin politik dhe ushtarak, nëpërmjet vazhdimit të dhënies së paketave të asistencës, si dhe gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për rivitalizimin e industrisë sonë ushtarake në dobi të nevojave të dy vendeve.

“Me ministrin e Suedisë, z. Pål Jonson, theksova nevojën e bashkëpunimit për lehtësimin e procedurave të prokurimeve ushtarake që lidhen direkt me plotësimin në kohë të objektivave të kapaciteteve të kërkuara nga Aleanca, ndërsa në takimin me ministrin e Rumanisë, z. Angel Tîlvăr, e falënderova homologun për asistencën e ofruar nga Rumania për përballimin e situatës së emergjencës të krijuar nga zjarret, si dhe theksova nevojën e bashkëpunimit bilateral ushtarak ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Vengu në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri