13:24 / 19.10.2024
Ancelotti: Nuk kam biseduar me Federatën Angleze
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti i ka mohuar spekulimet se ishte në bisedime me Federatën Angleze për t’u bërë përzgjedhës i “Tre Luanëve”.
Pavarësisht që Thomas Tuchel u emërua përzgjedhësi i ri këtë javë, kishte disa raportime nga mediat britanike se Ancelotti gjithashtu ishte intervistuar.
Sidoqoftë, tekniku italian të premten i mohoi të gjitha këto spekulime, ku ndër të tjera i uroi suksese Ancelottit.
“Nuk kishte asgjë me kombëtaren angleze. Ata kanë zgjedhur një trajner shumë të mirë edhe taktikisht. I uroj më të mirët”, tha ai shkurtimisht.
Real Madridi përndryshe rikthehet në “aksion” në vikend, më saktësisht të shtunën ndaj Celta Vigos.























