Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK
BKT
Shqipëri

Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK

RTSH

Arrestohet presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Bëhet me dije se Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tij, ndërsa pritet njoftimi zyrtar.

Kujtojmë se Meta po hetohej nga SPAK për dosjen CEZ-DIA. Dosja e CEZ-DIA është rihapur në prill të vitit 2022, pas një kallëzimi në SPAK nga Partia Socialiste, për vjedhje të parave publike. Shitja e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ-DIA u cilësua abuzive dhe prishja e kësaj kontrate i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.

Për këtë çështje deri  më tani është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.  Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Arrestimi i Metës- Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur edhe për eliminimin e tij fizik

Persekutim politik e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisha arrestimin e aleatit të tij, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, teksa po komentonte arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, Berisha tha se nuk ka prova që justifikojnë arrestimin e Metës, por “është zbatur urdhri politik i Ramës”.

Ai hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit, teksa pretendoi se Rama është përpjekur ta eliminojë Metën fizikisht.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.


MË SHUME NGA Shqipëri