14:11 / 21.10.2024
Qeveria mban mbledhje elektronike
V.S|RTKlive
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë ditës ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Në këtë takim nga distanca, kabineti qeveritar ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.























