23:03 / 22.10.2024
Ilir Meta nesër para gjykatës, pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut
Sh.Ç/RTKlive
Ish-presidenti i Shqipërisë, tash president i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.
Bashkë me Metën në Gjykatë do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.
Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.























