Prokurorja e Specializuar dhe zëvendës-prokurori vijnë në Kosovë
BKT
Lajme

Prokurorja e Specializuar dhe zëvendës-prokurori vijnë në Kosovë

M.P. / RTKlive

Prokurorja e Dhomave të Specializuara, Kimberly West dhe zëvendësprokurori, Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën.

“Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së”, njoftojnë nga këto dhoma.

Bëhet e ditur se West është ish-prokurorja amerikane në hetime politike të nivelit të lartë dhe hetime për krime.

Ndërkaq Ferdinandusse, një ish-prokuror holandez, udhëhoqi ndjekjen penale nga Holanda të çështjes së rrëzimit të aeroplanit të linjës ajrore malajziane MH-17 mbi Ukrainë nga separatistët rusë dhe ukrainas në vitin 2014.

“Znj. West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas z. Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022, dhe David Schwendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme