Begaj: Do të bëjmë gjithçka që t’i përmbushim aspiratat për në BE
BKT
Shqipëri

Begaj: Do të bëjmë gjithçka që t’i përmbushim aspiratat për në BE

N.M. /RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur mirënjohje presidentes së Komisionit Evopian, Ursula von der Leyen, për përkushtimin e saj për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025.

Begaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se do të bëhet gjithçka për t’iu përgjigjur aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE.

“I lumtur të takohem me Presidenten Ursula von der Leyen e të shkëmbejmë në një diskutim të hapur pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE. Mirënjohje, Presidente Von der Leyen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025! Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën qëndroi në Shqipëri, në kuadër të turit katër ditor në Ballkanin Perëndimor.


MË SHUME NGA Shqipëri