Besa Famgas fiton por nuk vazhdon në Kupën Evropiane
BKT
Sport

Besa Famgas fiton por nuk vazhdon në Kupën Evropiane

Uran Krasniqi / RTKLive

Besa Famgas ka treguar një paraqitje të mirë të dielën mbrëma në "Karagaçi", duke fituar bindshëm 35:27 ndaj skuadrës çeke, Mesto Lovosice.

Megjithatë, kjo fitore nuk ka mjaftuar për të kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane të hendbollit, pasi ndeshjen e parë në Çeki pejanët e kishin humbur me një diferencë prej dhjetë golash, 38:28.

Skuadra nga Peja ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Vladimir Stankoviq ishte lojtari më i dalluar për Besa Famgas, duke realizuar plot pesëmbëdhjetë gola. Jakub Cwieka ka shënuar pesë gola, ndërsa Jon Vokshi ka kontribuar me katër gola.