07:48 / 28.10.2024
Moti në Shqipëri, me diell dhe mjegull
RTKlive
Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta dhe mjegull.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 8/22°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 16/24°C























