22:20 / 28.10.2024
Ancelotti merr çmimin për trajner
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, është nderuar me çmimin "Trajneri i Vitit" në ceremoninë e “Topit të Artë” që është mbajtur sonte në Paris, e organizuar nga "France Football".
Ancelotti gjatë edicionit të kaluar e udhëhoqi Real Madrid drejt triumfeve në La Liga dhe Champions League.
Italiani nuk ishte i pranishëm në ngjarje, pasi klubi spanjoll kishte vendosur të mos marrë pjesë në ceremoni si shenjë solidariteti me Vinicius Junior.























