22:38 / 28.10.2024
Aitana Bonmati është fituese e “Topit të Artë”
Uran Krasniqi / RTKLive
Aitana Bonmati vazhdon të jetë kryefjala e futbollit të vajzave.
Mesfushorja e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është shpallur fituese e “Topit të Artë” për futbollistet, në ceremoninë e mbajtur sonte në Paris dhe organizuar nga "France Football".
Ky është trofeu i dytë radhazi për Bonmatin, e cila ishte vendimtare në suksesin e Barcelonës gjatë edicionit të kaluar.























