Gërvalla: Lukesemburgu dhe Kosova drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm
V.Th./ RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në konferencën për media ka thënë se takimi me homologun e saj nga Luksemburgu ka qenë mundësia e thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh, dhe njoftoi se sot nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi që ka për qëllim të nxisë investimet dhe do të forcojë projektet në sektorin privat në Kosovë.
Sipas saj ky është një hap i rendesishëm që sjellë Kosovën më afër objektivit të zhvillimit ekonomik.
“Luksemburgu ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës me organizimin e votimit elektronik nga i cili do të përfitoj Kuvendi, Kosova dhe qytetarët dhe se votimi do të jetë më pak i komplikuar dhe më is shpejtë”, tha ajo.
Kryediplomati i Luksemburgut pritet nga minstrja Gërvalla
Edona Podvorica/ RTK
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka mbërritur për vizitë zyrtare në Kosovë.
Bettel do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare,ndërda vizitën e parë sapo e filloj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me kryediplomatën kosovare, Donika Gërvalla.























