Osmani kryen mamografi në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë
BKT
Lajme

Osmani kryen mamografi në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

M.P / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi pas kryerjes së mamografisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë.  Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë  dhe koha e vetme për sensibilizim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ka rikujtuar se mamografia mund të kryhet në çdo kohë dhe se kontrollet janë pa pagesë.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, vazhdon postimi.


MË SHUME NGA Lajme