Votojnë amerikanët |VIDEO
BKT
Foto | AP
Lajme

Votojnë amerikanët |VIDEO

Dardan Ramabaja / RTK

Amerikanët po votojnë në të gjitha shtetet ku ish-presidenti Trump dhe zv. presidentja Harris janë në një garë tejet të ngushtë.

Gara ngushtë presidenciale mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris është nisur drejtë një përfundimi të pasigurt të martën, kur miliona amerikanë iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur mes dy vizioneve të ndryshme për vendin.

Një garë e krijuar nga ngjarje të paprecedentë – me dy tentativa për vrasje kundër Trumpit, tërheqja e befasishme e Presidentit Joe Biden dhe ngritja e shpejtë e Harris-it – po shkon drejtë fundit pas miliarda dollarësh shpenzime dhe muajsh fushate të furishme.

Votimet e para të hedhura të martën pasqyruan ndarjen mbarëkombëtare. Gjatë natës, gjashtë votuesit e regjistruar në fshatin e vogël të Dixville Notch, New Hampshire, ndanë votat e tyre mes Harris dhe Trump në votimin menjëherë pas mesnatës.

Në të gjithë Bregun Lindor dhe Midwest, amerikanët filluan të mbërrijnë në qendrat e votimit të martën në mëngjes për të hedhur votat e tyre.

Votuesit thonë se ky është një moment emocional për shumë amerikanë dhe duket më shumë si një referendum.

Fushata e Trump ka sugjeruar se ai mund të shpallë fitoren në natën e zgjedhjeve edhe kur miliona fletëvotime ende nuk janë numëruar, siç bëri katër vjet më parë. Ish-presidenti ka thënë vazhdimisht se çdo humbje mund të rrjedhë vetëm nga mashtrimi, duke i bërë jehonë pretendimeve të tij të rreme nga viti 2020. Ndërsa fituesi mund të mos dihet për ditë të tëra nëse marzhet në shtetet e fushëbetejës janë aq të ngushta sa pritej.

Kurse Harris, do të bëhej gruaja e parë që do të fitonte presidencën. Trump është i vetmi president që u fajësua nga kongresi dy herë dhe ish-presidenti i parë që u dënua penalisht, ndërsa do të bëhej gjithashtu presidenti i parë që do të fitonte mandate jo të njëpasnjëshme në më shumë se një shekull.

Sondazhet e opinionit tregojnë se kandidatët po garojnë ngushtë në secilin prej shtatë shteteve të lëkundura që ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

Sondazhi i Reuters/Ipsos tregon se Harris kryeson mes grave me 12 pikë përqindjeje dhe Trump fiton mes burrave me shtatë pikë përqindjeje.

Por gara pasqyron një komb thellësisht të polarizuar, ndarjet e të cilit janë rritur me afrimin  një gare të ashpër konkurruese. Trump ka përdorur një retorikë gjithnjë e më të errët dhe apokaliptike që në fillet e fushatës. Kurse Harris u ka kërkuar amerikanëve të bashkohen, duke paralajmëruar se një mandat i dytë i Trumpit do të kërcënonte themelet e demokracisë amerikane.


MË SHUME NGA Lajme