Dua Lipa vjen me album të ri
RTK
Dua Lipa ka regjistruar një album të ri përpara turneut të saj të parë në stadiume.
Këngëtarja e hitit ‘One Kiss’, 29 vjeçe, ka regjistruar këngët e albumit të saj të ri live në koncertin e mbajtur në ‘Royal Albert Hall’ në tetor, sipas tabloidit britanik The Sun.
Ky projekt i fundit pritet të publikohet brenda disa javësh dhe do të paraqesë shkëlqimin e orkestrës ‘Heritage’ me 53 instrumentistë, një kor me 14 zëra dhe një grup muzikor prej shtatë anëtarësh, shkruan DailyMail.
Ky projekt i fundit i saj vjen pasi ajo shpalli datat e turneut të saj të ri global për vitin 2025 për albumin e saj më të fundit, ‘Radical Optimism’. Fituesja e trefishtë e çmimit ‘Grammy’ dhe e shtatëfishtë e çmimit ‘Brit’ do të udhëtojë në më shumë se 40 qytete në Australi, Zelandë të Re, Amerikën e Veriut, Evropë dhe Britani vitin e ardhshëm.























