12:30 / 06.11.2024
Pacolli në festën e fitores së Trumpit, shpërndanë fotografi nga ceremonia
V.S|RTKlive
Lideri i AKR-së që është deputet i Kuvendit të Kosovës, Begjet Pacolli e ka quajtur fitore spektakolare atë të Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pacolli ka treguar se ishte i ftuar në festën e rizgjedhjes së tij, derisa Trumpin e quajti mik të madh të shqiptarëve.
“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe”, ka shkruar Pacolli derisa në një nga fotografitë e shpërndara nga Pacolli shihet edhe presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.























