Prekazi e sheh ndeshjen Inter - Arsenal rast që londinezët të kthehen
BKT
Sport

Prekazi e sheh ndeshjen Inter - Arsenal rast që londinezët të kthehen

Uran Krasniqi / RTKLive

Analisti i futbollit, Rafet Prekazi, ka thënë se momenti i ndeshjes Inter - Arsenal është rasti që skuadra angleze ta kapërcejë krizën aktuale të rezultateve. 

Ndeshja mes Interit dhe Arsenalit në Champions League do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, ndërsa Prekazi ka qenë i ftuar në studio për komentimin e kësaj përballje. 

"Është momenti i duhur që Arsenal të kthehet. Para ndeshjes me Inter, Arsenal nuk ka qenë në formë të duhur. Mungesa e Martin Odegaard është vërejtur. Ka pasur një minikrizë te skuadra, çka sonte do të duhej të kishte një paraqitje të mirë për ta treguar forcën e Arsenal", ka thënë ai.