Votohet rregullorja për Komisioner të FSK-së
BKT
Lajme

Votohet rregullorja për Komisioner të FSK-së

M.Pasoma / RTKlive

(E plotësuar) Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar rregulloren e punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas propozimeve për ri-diskutim të disa pjesëve të rregullores, mbledhja ka vazhduar pa praninë e mediave. deputetët kan vendosur pë ndryshime të rregullorës dhe me pas e kanë votiar atë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, paraqiti vërejtjet e saj për këtë rregullore.

“Unë i kam vërejtjet e mia në 7 nene, në disa pika, por mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregulloreje. Gjuha shqipe është pothuajse e bastarduar në disa nene, unë nuk jam njëra nga ato që do ta votoj këtë rregullore për arsyet e mia. Jo vetëm si anëtare e komisionit, dua t’i jep propozimet e mia se si të ndryshohet ajo”, ka thënë Shqipe Selimi.

Enver Dugolli ka thënë se gabimet gjuhësore nuk janë bazë për kundërshtim të rregullores, duke pasur parasysh që deputetët nuk zotërojnë shkollim për gramatikën gjuhësore.

Anton Çuni ka kërkuar diskutim të çdo neni që gjen kundërshtim nga deputetët pjesëtar të Komisionit.  

“Pas 10 viteve rrugëtimi për të funksionalizuar këtë institucion jemi në përfundim që ky institucion të filloj punën sa më parë. Si obligim ligjor është paraparë që të harrohet rregullorja e punës së sigurisë së Kosovës. E cila ka për qëllim që të përcaktohen rregullat dhe metodologjia  e punës. Ne kemi pasur një vizitë në Norvegji jemi takuar me komisionierin nga forcat e armatosura norvegjeze dhe duke marrë ekspertizat dhe njohurit e e tyre kemi ardhur në një draft të mirë që ky institucion të funksionalizohet sa më shpejtë”, ka theksuar Quni.

Kurse deputeti Hysen Berisha ka theksuar se duhet hapurt rrugë komisioneres së FSK-së.

“Më duket që edhe në strukturë, por edhe në operacionalitet, ngjason kjo zyrë me praktikën më të mirë me përvojat në Gjermani dhe shtete të tjera. Nëse duam që t’ia hapim këtë mundësi komisioneres të veprojë në këtë formë dhe të lehtësojmë punën edhe FSK-së, atëherë kemi menduar që të shkojmë me një procedurë që mbyllet brenda viti”, ka thënë Hysen Berisha.


MË SHUME NGA Lajme