Buxheti për arsimin, Manastirliu: Rritëm pagat për mësuesit
BKT
Shqipëri

Buxheti për arsimin, Manastirliu: Rritëm pagat për mësuesit

RTSH

Në seancën e sotme në Kuvend të Shqipërisë për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në arsim.

Një ndër pikat e rëndësishme të investimit është rritja e pagave për mbi 31 mijë mësues, me një rritje deri në 40% brenda mandatit qeverisës.

Ministrja Manastirliu tha se: “Aktualisht, paga mesatare e mësuesve ka arritur në 950 euro në muaj, ndërkohë që janë dyfishuar shpërblimet për ata që përfitojnë titujt “mësues i kualifikuar” dhe “mësues specialist.”

Modernizimi i infrastrukturës arsimore dhe digjitale ka qenë prioritet për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për përmirësimin e kushteve në shkolla, jo vetëm për procesin mësimor, por edhe për aktivitete jashtëshkollore, duke i kthyer shkollat edhe në qendra tërheqëse për komunitetin.


MË SHUME NGA Shqipëri