Osmani kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
BKT
Lajme

Osmani kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Sh.Ç/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest, ka takuar sot kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal dhe me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa.

Presidentja Osmani ka thënë se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ishte kënaqësi të takoj kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.  Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, ka shkruar Osmani në postim në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministren Evika Siliņa. Në Facebook, Osmani ka shkruar se Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtet-ndërtimin, por edhe përpjekjet për integrimin euroatlantik.

“Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme