Mesazhe paqe nga përkujtimi i ushtarëve britanikë që humbën jetën në Kosovë
Arbresha Berisha /RTK
(E plotësuar) Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit për 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të cilat humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.
Ambasadorë të huaj, krerë inatitucional e pjesëtarë të KFOR-it përkujtuan ushtarët e rënë në vend. Të njëjtit thanë se do t'i kujtojnë gjithmonë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.
Përmes ceremonisë së organizuar po ashtu u dërguan mesazhe për paqe. Me këtë rast u tha se kjo ditë duhet t'i frymëzojë të gjithë për të punuar për paqen në rajon.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.



Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

N.M. /RTKlive
Ambasada Britanike në Prishtinë, sot organizon ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar. Në ceremoni do të përkujtohen të gjithë ata ushtarë britanikë që shërbyen dhe humbën jetën në Kosovë.
Në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, nga ora 10:30, pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, do të përkujtohën 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).























