Shqipëria vend turistik, Rama të rinjve: Zgjidhni sektorin e turizmit
BKT
Shqipëri

Shqipëria vend turistik, Rama të rinjve: Zgjidhni sektorin e turizmit

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën, si thotë ai, me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik të vendit.

Rama, në një postim në Facebook, fton të rinjtë për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj.

“Mirëmëngjesi... dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri