Kuvendi voton në parim buxhetin e vitit 2025
BKT
Lajme

Kuvendi voton në parim buxhetin e vitit 2025

E.Podvorica | RTK & A.Bela|RTKlive

(E plotësuar, ora 18:48) Kuvendi Kosovës ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.

Deputeti i VV-së, njëherit, kryetar i komisionit për Buxhet e Financa, Armend Muja, ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 Nëntor.

Por, këtë e kanë kundërshtuar shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, të cilët kanë pyetur Mujën mbi arsyet e urgjencës, dhe kohës së shkurtër për ndryshim-plotësim të amendamenteve.

Në fund të seancës së sotme, deputetët votuan pro mocionit për shmangie të afatave procedurale për shqyrtimin, ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve të projektligjit për buxhetin.

 


MË SHUME NGA Lajme