Kryetari i Ferizajt pas plagosjes së katër personave: Lajm tronditës!
G.K/RTKlive
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas rastit të plagosjes së katër personave në Ferizaj duke thënë se lajmi ishte tronditës. Ai i ka përgëzuar policinë per arrestimin e shpejt të të dyshuarit derisa është lutur për shërimin e të lënduarëve.
"Tronditës lajmi për therjen e 4 qytetarëve - kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti criminal", ka shkruar Aliu.























