Dardanët po mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Rumaninë
BKT
Sport

Dardanët po mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Rumaninë

Fatmir Bytyqi /RTKlive/Bukuresht

Kombëtarja e Kosovës në futboll në `National Arena` të Bukureshtit po mban stërvitjen e fundit para duelit me Rumaninë.

Rumunët dhe Dardanët do të përballen nesër mbrëma në Bukuresht në kuadër të Ligës se Kombeve.

Kjo ndeshjë është vendimtare në garën për vendin e parë në grup.

Atmosfera në skuadrën tonë është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje pozitive të kombëtares tonë.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20 e 45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.