Bordi i RTK-së pret në takim përfaqësues të komunitetit turk në Kosovë
Donika Sherifi/RTK
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka pritur në takim përfaqësues të komunitetit turk në Kosovë. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me disa deputetë, Enis Kervan, Fidan Jilta i shprehën para bordit kërkesat dhe problemet me të cilat po ballafaqohet ky komunitet në realizimin e programit në RTK. Ndërsa, kryetarja e Bordit, Albulena Mehmeti ka premtuar se do t`i shqyrtojnë kërkesat e këtij komuniteti.
Kryetarja e Bordit, Albulena Mehmeti, gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit turk, të prirë nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me disa deputetë të këtij komuniteti i njoftoi për gjendjen e rëndë financiare me të cilën përballet RTK-ja. Aty u fol edhe për problemet me të cilat po përballet programi turk.
“Brenda gjashtë muaj, RTK, do të thotë radio në gjuhën turke do të mbetet pa tre punëtor të cilët janë profesional e që deri tash kanë kry punë shumë të mira, erdhëm të shikojmë mundësinë që mos të nalet këto emisionet, mos të ndjekim vakuumin brenda radios sidomos në gjuhën turke... mos të hasim problemin mas gjashtë muaj që mos të kemi asnjë punëtor ose veç një punëtor të jetë në radio në gjuhën turke”, deklaroi Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal.
“As në televizion as në radio komuniteti programe në gjuhën turke janë ndërpre, as nuk kemi transmetim prej Mitrovicës veriore, as s'kemi prej Gjilanit, prej Stambollit, Ankarasë ku është shumë e nevojshme për neve, jo vetëm për komunitetin turk që na lidh me Turqinë po edhe komunitetin shqiptar që jeton në Turqi”, tha deputeti Enis Kervan.
Nga Bordi i RTK-së u premtua se do t`i shqyrtojnë kërkesat e komunitetit turk.























