Bajrami i reagon ministrit Murati: 4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje
V.Th. RTKlive
( E plotësuar) Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar. Këtë reagim Bajrami e ka bërë ndaj ministrit Hekuran Murati i cili ka thënë se për faj të opozitës qytetarët po vazhdojnë ta paguajnë bukën më shtrenjtë.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka pyetur Muratin se kush është fajtor për grantin që e ka fituar vëllai i deputetes Fitore Pacolli, opozita apo Gjykata Kushtetuese.
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi Ligjin
Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë, kështu ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka sqaruar se e njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë.

Mirëpo sipas tij qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.























