1 mijë ditë luftë, Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
N.M. /RTKlive
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, me rastin e mbushjes së 1 mijë ditëve nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka deklaruar se ky vend ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.
Në një postim në platformën X, MEPJ, shkruan se derisa lufta vazhdon Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën ndërsa lufton për liri, paqe dhe drejtësi.
“Sot shënohen 1000 ditë që nga pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në këto 1000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj. Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën ndërsa lufton për liri, paqe dhe drejtësi”, thotë MEPJ në një postim në X.
























