Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e dialogut
BKT
Lajme

Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e dialogut

M.P. / RTKlive

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad.

Sipas postimit në X, Lajçak ka njoftuar se kanë biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. 
"Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Falenderues për mbështetjen e fortë të Francës ndaj procesit", ka shkruar ai. 
 


MË SHUME NGA Lajme