Për mjedis të sigurt, KFOR-i me patrullime e vëzhgime në Istog
V.S|RTKlive
Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar aktivitete patrullimi e vëzhgimi në Istog. Ata kanë thënë se këto aktivitete janë pjesë e përditshme e misionit të tyre për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.























