Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas
BKT
Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

N.M. /RTKlive

Sot nis fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit e cila fillon me 25 Nëntor, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes kësaj fushate anembanë botës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Edhe në Kosovë me rastin e fushatës “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, organizohet nga Ministria e Drejtësisë: Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ambasada e Italisë  në Prishtinë organizon takimin me temën: Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave

Aktivitete tjera me rastin e kësaj dite mbanë aktivitetin, “Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli, në rruga “Karl Gega” në Prishtinë. Gjithashtu bëhet lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe çdo ditë tjetër” aktivitet i organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Kurse Zyra e Keministrit (ZKM), bënë lansimin e pullës postare, “Sot dhe çdo ditë tjetër”.

Në orën 18:15 bëhet shënimi i fushatës globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ku marrin  pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme