Incidente dhe përleshje në Kuvendin e Serbisë
BKT
Foto| Nga videoja e n1 TV
Lajme

Incidente dhe përleshje në Kuvendin e Serbisë

A.B| RTKlive

Në Kuvendin e Serbisë, sot kanë ndodhur tensione dhe përplasje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, përfshirë edhe disa ministra. Incidentet dhe përleshjet u zhvilluan gjatë një seance ku, ndër të tjera, po diskutohej për buxhetin e vitit 2025.

Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiq në një moment ka ndezur mikrofonin dhe ka thirrur të gjithë deputetët që të kthehen në vendet e tyre. "Ky është një turp për këtë shtëpi," tha ajo, raporton n1.

Para kësaj, deputetët e opozitës thanë se pushteti i ka “duar të përgjakur”, dhe ngritën një pankartë me imazhin e Aleksandër Vuçiqit, në të cilin duart e tij ishin të lyera me ngjyrë të kuqe.


MË SHUME NGA Lajme