Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove
BKT
Lajme

Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, thotë se ka takuar shumë shqiptarë atje.

Në një postim në Facebook, Osmani këta bashkatdhetarë i ka quajtur rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun.

“Kudo, një copëz Kosove - e denjë, krenare dhe atdhedashëse!Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun:, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, presidentja Osmani sot ka mbajtur edhe një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë.

Ajo përmendi të arriturat e Kosovës, dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.

Ajo tha se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës.


MË SHUME NGA Lajme