Kurti: `Ajo Mal` e Uta Ibrahimit le të jetë frymëzim për të gjithë ne
BKT
Lajme

Kurti: `Ajo Mal` e Uta Ibrahimit le të jetë frymëzim për të gjithë ne

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’Mal” të Uta Ibrahimit.

“Në këtë dokumentar “Ajo‘Mal”, të Uta Ibrahimit, pamë një grup vajza të reja, nën udhëheqjen e kësaj ikone tonë, e cila i kapërcen kufijtë e vetes dhe na thotë që edhe ne të tjerët mund të provojmë e të bëjmë diçka të ngjashme, dhe kjo fuqi vjen nga potenciali i jashtëzakonshëm që është diku në të ardhmen, e ne e aktualizojmë për shkak se besojmë” tha kryeministri në fillimin e fjalës së tij.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, Kurti ka thënë se Kosova, është e rrethuar me bukuri natyrore mbresëlënëse – nga majat madhështore të Sharrit në juglindje, e deri tek Alpet Shqiptare në perëndim, që paraqesin thesaret e çmuara të vendit tone që përmes këtij dokumentari, po ndriçohen jo vetëm si destinacione, por e marrin edhe një dimension të ri si hapësira ku formohen karaktere, kultivohen ëndrra dhe ndërtohet e ardhmja.

"Ajo‘Mal le të jetë një frymëzim për të gjithë ne, që të punojmë për një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe më të bashkuar; ku të gjithë, sidomos vajzat dhe gratë, të kenë mundësinë të ngjiten në majat e tyre personale dhe profesionale", ka theksuar Kurti.

Ai ka shprehur falenderimet e tij për Utën, për punën e saj të pandalshme dhe për krenarinë që na e dhuron çdo herë kur ngre flamurin e shtetit tonë dhe të kombit shqiptar në majat më të larta të botës.

 


MË SHUME NGA Lajme