Opozita 3 orë protestë në Tiranë, tensione dhe përplasje me policinë
RTSH
(E përditësuar 20:25) Për tre orë, opozita protestoi në Tiranë pasditen e kësaj të marte (26 nëntor), duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzimet kryesore në kryeqytet: kryqëzimin pranë Bashkisë së Tiranës, rrethrrotullimin te "Zogu i Zi", Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uillson dhe kryqëzimin te "Pallati me shigjeta".
Protesta nisi në orën 17:00 dhe u mbyll në orën 20:00, ndërsa u shoqërua me tensione dhe përplasje të protestuesve me policinë. Efektivët kërkuan zhbllokimin e akseve rrugore, kërkesë që u refuzua nga protestuesit dhe deputetët e PD-së që ishin të pranishëm në protestë.
I pranishëm në Rrugën e Elbasanit, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka debatoi me efektivët, teksa tha se Tirana “është në duart e qytetarëve”.
“Bëni kujdes, me banditë me uniformë nuk mund t’i trembin qytetarët. E gjithë Tirana është në duart e qytetarëve për t’i shkëputur pushtetin kusarëve. Në këtë vend nuk qeverisin përfaqësuesit e qytetarëve, por përfaqësuesit e krimit. Edi Rama e di shumë mirë, prandaj është larguar jashtë Shqipërisë. As shqiptarët nuk e mbështesin, nuk ka as socialist që mbështet Ramën dhe bandën e tij. Larg duart nga qytetarët. Qytetarët janë në mosbindje civile dhe do të vijojnë deri në fund”, tha Noka.
Në Sheshin Uillson, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, hodhi dyshime mbi efektivët e policisë pasi, sipas tij, ishin pa numër identifikimi.
“Punonjësit e policisë janë pa numër identifikimi. Mund të jenë anëtar të bandave të dërguar ose patronazhistë të që këta i kanë dhënë uniformën e policisë. Me ligj nuk lejohet një efektiv policie pa emër apo numër identifikimi. Janë pa numër identifikimi që do të thotë që janë ushtar të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie”, tha Bardhi.
Për të shpërndarë protestuesit, policia hodhi ujë në drejtim të tyre dhe gaz lotsjellës, veprime që u konsideruan nga opozita si veprime “të pajustifikueshme”.
Opozita ka zhvilluar disa protestash dhe kanë paralajmëruar për vijimin e asaj që e konsiderojnë si mosbindje civile, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për krijimin e një qeverie teknike.
(18:39) Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri
Ka nisur me tensione protesta e opozitës në Shqipëri, ku protestuesit janë mbledhur dhe kanë bllokuar pesë zona kryesore në Tiranë.
Në Rrugën e Elbasanit, protestuesit dhe deputetët demokratë u përplasën me forcat e policisë. I pranishëm në këtë rrugë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka debatuar me efektivët që i kërkuan protestuesve të lironin rrugën.
Për mediat, Noka u shpreh se protestuesit do të vijojnë me mosbindjen civile, teksa tha se Tirana “është në duart e qytetarëve”.
“Bëni kujdes, me banditë me uniformë nuk mund t’i trembin qytetarët. E gjithë Tirana është në duart e qytetarëve për t’i shkëputur pushtetin kusarëve. Në këtë vend nuk qeverisin përfaqësuesit e qytetarëve, por përfaqësuesit e krimit. Edi Rama e di shumë mirë, prandaj është larguar jashtë Shqipërisë. As shqiptarët nuk e mbështesin, nuk ka as socialist që mbështet Ramën dhe bandën e tij. Larg duart nga qytetarët. Qytetarët janë në mosbindje civile dhe do të vijojnë deri në fund”, tha Noka.
Në Sheshin Uillson ishte edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili debatoi me efektivët e Policisë së Shtetit, duke u kërkuar që t’i lejojnë protestuesit të bllokojnë rrugën, për atë që opozita e konsideron "mosbindje civile".
Bardhi hodhi dyshime mbi efektivët e policisë pasi, sipas tij, janë pa numër identifikimi.
“Punonjësit e policisë janë pa numër identifikimi. Mund të jenë anëtar të bandave të dërguar ose patronazhistë të që këta i kanë dhënë uniformën e policisë. Me ligj nuk lejohet një efektiv policie pa emër apo numër identifikimi. Janë pa numër identifikimi që do të thotë që janë ushtar të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie”, tha Bardhi.
Para Bashkisë së Tiranës, policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit duke hedhur ujë në drejtim tyre, ndërsa në Sheshin Uillson është hedhur edhe gazt lotsjellës.
Zonat ku po protestohet janë pranë Bashkisë së Tiranës, tek rrethrrotullimi i "Zogut të Zi", në Rrugën e Elbasanit, tek Sheshi Uillson dhe tek "Pallati me shigjeta".
Opozita ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.























