23:04 / 27.11.2024
Prekazi: Liverpool i dha Real Madridit një "leksion futbollistik"
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, ka komentuar fitoren e Liverpoolit ndaj Real Madridit, duke e cilësuar atë si plotësisht të merituar.
Në studion e RTK-së, Prekazi ka analizuar ndeshjen e javës së pestë të Champions League, që ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të skuadrës angleze.
"Ishte një Real Madrid pa ide. Por fitorja ishte meritë e Liverpool. Rezultati 2-0 ishte rezultati më i vogël për këtë ndeshje. Në zhargonin futbollistik thuhet: një leksion futbollistik", ka thënë Prekazi.
Ai e ka vlerësuar performancën e Liverpoolit si dominuese, duke theksuar se skuadra angleze ka shfaqur një superioritet të dukshëm ndaj rivalëve spanjollë.























