Kurti: Prof. Repishti do të kujtohet për gjithë çfarë bëri dhe çfarë la pas
BKT
Lajme

Kurti: Prof. Repishti do të kujtohet për gjithë çfarë bëri dhe çfarë la pas

M.M. /RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Sami Repishti, për të cilin tha se ka qenë një shqiptar i madh që gjithë jetën e tij e mbushi me aktivizëm për çështjen shqiptare, kudo që veproi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Kurti bëri të ditur jetëshkrimin e Prof. Repishtit, i cili qe arrestuar më 1946 nga autoritetet komuniste dhe u dënua me akuzë për agjitacion dhe propagandë, 15 vjet burgim. 

“Komuniteti shqiptaro-amerikan e kishte një nga zërat më të fuqishëm ndër ta, kurse shqiptarët e kishin dhe do ta kujtojnë si një burrë të fisëm që e ngriti veten mbi vuajtjet e burgut, duke u bërë një nga më aktivët dhe më të përkushtuarit për çështjen shqiptare”, ka shkruar Kurti, teksa shtoi se Sami Repishti do të kujtohet “për gjithë çfarë bëri dhe çfarë la pas”.


MË SHUME NGA Lajme