Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, prezent edhe Kurti
M.M. /RTKlive
(E plotësuar) Është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar në sheshin e Vlorës, ku prezentë ishin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe perfekti i Vlorës, ministrat e kabinetit qeveritar.
Të pranishëm në këtë ceremoni të mbajtur në “Sheshin e Flamurit” ishin edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi.
Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.
Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës ishin pjesë e festimeve, që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.
Dita e Pavarësisë, në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit
Albana Bajrami /RTK Radio
Në Vlorë ceremonia shtetërore e ngritjes së flamurit do të fillojë në ora 10:00, në sheshin e flamurit.
Ngritja e flamurit do të bëhet nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, kryetarja e kuvendit, kryetari i Bashkisë së Vlorës.
Ngritja e flamurit do të bëhet nën tingujt e himnit të flamurit shoqëruar nga banda frymore e forcave te armatosura.
as kësaj ceremonie, presidenti Begaj bashkë me kryeministrin Rama dhe të tjerët dontë vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit.























