Krasniqi: 28 Nëntori, busull që mban kursin e duhur aspiratat e shqiptarëve
BKT
Lajme

Krasniqi: 28 Nëntori, busull që mban kursin e duhur aspiratat e shqiptarëve

M.M. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 28 Nëntori është datë që bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj.

Krasniqi, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, njoftoi se sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë ka bërë inaugurimin e memorialit të daljes së parë publike të UÇK-së, si dhe ka bërë homazhe në Prekaz e Marinë.

“Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skënderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së. Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandantit tonë legjendar, Adem Jashari”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje tha se 28 Nëntori përtej peshës historike, rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busull, e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim

Ai në fund uroi që në nëntorin e ardhëm të festojnë me çlirimtarët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.


MË SHUME NGA Lajme