22:22 / 28.11.2024
Përurohet përmendorja e Skënderbeut në Tuz të Malit të Zi
RTKlive
Në ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, sot në qendër të Tuzit u bë zbulimi i përmendores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu.
Ceremonia e përurimit të shtatores në komunën e Tuzit, u zhvillua në praninë e një sërë personalitetesh.
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ish kryetari i komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj falënderoi mërgatën për financimin e përmendores së Skënderbeut.
Ai tha se kur shqiptarët janë të bashkuar nuk ka forcë që mund t'i ndal në realizimin e qëllimeve.























