Osmani falënderon ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre për Kosovën
BKT
Lajme

Osmani falënderon ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre për Kosovën

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kampin Bondsteel për të festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Ajo ka falënderuar ushtarët amerikanë dhe ushtarët nga shtete tjera për angazhimin e tyre për paqen dhe sigurinë e Kosovës.

“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving). Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme