09:26 / 30.11.2024
Aksion i policisë në Zubin Potokut, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
Edina Avdiu /RTK
Policia e Kosovës njofton se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varagë të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.
Aksioni i sotëm po zhvillohet pas shpërthimit të mbrëmshëm në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.























