Digjen katër automjete në Prishtinë
BKT
Lajme

Digjen katër automjete në Prishtinë

A.B / RTKlive

Një zjarr ka përfshirë katër automjete në rrugën "Shaqir Igrishta" në lagjen Mat të Prishtinës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën "Shaqir Igrishta" në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Bëhet e ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz.

 


MË SHUME NGA Lajme