Hetohen tri vdekje të dyshimta, një në Gllogoc e dy në Ferizaj
BKT
Lajme

Hetohen tri vdekje të dyshimta, një në Gllogoc e dy në Ferizaj

V.S|RTKlive

Në tri raste të ndara po hetohen tri vdekje në rrethana të dyshimta, një në Gllogoc e dy në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Gllogoc është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas njoftimit bëhet e ditur se vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, dy raste të tjera kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt. Njëri rast në fshatin Nerodime e Epërme ku është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Kurse në rrugën 'Enver Topalli' në Ferizaj ankuesja femër  kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllanë e saj, viktimën mashkull  kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.


MË SHUME NGA Lajme