Kurti: Vullnetarizmi është thirrje për një shoqëri më të drejtë e më humane
BKT
Lajme

Kurti: Vullnetarizmi është thirrje për një shoqëri më të drejtë e më humane

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke e quajtur solidaritet dhe thirrje për shoqëri më humane.

“Vullnetarizmi nuk është vetëm një akt ndihme. Është solidaritet me të tjerët dhe thirrje për të gjithë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më humane. Qeveria jonë, shteti ynë është i përkushtuar për të mbështetur dhe inkurajuar çdo nismë vullnetare, duke krijuar mundësi që angazhimi juaj të ketë ndikim të qëndrueshëm”, ka theksuar Kurti.

Ai tutje ka bërë të ditur se Qeveria është duke hartuar Koncept Dokumentin për Vullnetarizmin, përmes një mekanizmi të përbashkët qeveri-shoqëri civile.

Sipas tij, synimi është nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit, si dhe ndërgjegjësimi për vlerat dhe mundësitë që sjell angazhimi vullnetar.


MË SHUME NGA Lajme