Maqedonci ngushëllon Turqinë për humbjen e jetëve në një aksident ajror
Sh.Ç/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shpreh ngushëllime autoriteteve turke për humbjen e jetëve në aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
Ministri Maqedonci ka thënë se është jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm për aksidentin ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
“Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur. Fatmirësisht pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët”, ka thënë ai.
Dy helikopterë ushtarakë në Turqi janë përplasur në ajër, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët.
Helikopteri i dytë u ul i sigurt.
Pesë nga viktimat vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa, personi i gjashtë nga plagët e marra ndërroi jetë në spital, tha ministria e mbrojtjes.
Përplasja ndodhi në provincën jugperëndimore të Ispartës gjatë fluturimeve të rregullta stërvitore, sipas guvernatorit të rajonit, Abdullah Erin.
"Një gjeneral brigade që ishte në krye të shkollës së aviacionit ushtarak ishte mes viktimave", tha ai.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi kontaktin e dy helikopterëve. Erin tha se një hetim ka nisur.
Agjencia private e lajmeve DHA tha se helikopteri UH-1 u rrëzua në një fushë dhe u nda në dysh. Helikopteri i dytë u ul rreth 400 metra larg.























