Tahiri-Beqa thotë se politika e jashtme është dashur të ketë vizion
BKT
Lajme

Tahiri-Beqa thotë se politika e jashtme është dashur të ketë vizion

V.Thaçi / RTKlive

Lobimi për Kosovën në arenën ndërkombëtare nga Ministria e Jashtme ka qenë jashtëzakonisht i vobektë në mënyrën se si është deleguar, ka thënë Arta Tahiri-Beqa, politologe.

Ajo tha se Kosova në çështjen e dialogut po të kishte më shumë zhdërvjelltësi në realizimin e qëllimeve të saj, mund ta përdorte çështjen e marrëveshjeve të dialogut më imponimin që të njihet nga pesë shtetet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ligjërisht të marrin njohjen verbale të duhur për Kosovën.

Tahiri-Beqa  tutje shtoi se po ashtu Kosova me dialogun mund të prodhonte edhe inkuadrimin në Këshillin e Evropës dhe me kalkulime të mira politike mund ta merrte statusin kandidat për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas saj Kosova është dashur të ketë më shumë vizion, sepse Ministria e Jashtme e cila është celula e gjithë zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare edhe inkuadrimeve në arenën ndërkombëtare ka qenë një dështim total.

“Konkretisht është dashur të ketë më shumë mision dhe vizion. Presidentja e vendit luan një rol unifikues në arenën ndërkombëtare. Në mënyrën se si ka paraqitur këto në rrugëtimin e saj si presidente zonja Osmani do e vlerësoja pozitivisht mirë sepse në fakt në qoftë se e shohim gjithë galerinë e saj ka takime të bollshme në arenën ndërkombëtare, në samitet e ndryshme, por si ministri aty ku në fat është edhe celula e gjithë zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe inkuadrimeve tona në arenën ndërkombëtare besoj që ka qenë një dështim total, sepse në një periudhë kohore ishte një zonë komforti për liderët ose për bashkë partiakët të cilët e qeverisin një parti e cila tashmë nuk e di a ekziston apo jo, dhe pas asaj kohe më shumë u morën se si mund të akomodohen vet në një mandat të dytë se sa të merren me sukseset të cilat mund t’i sjellin Kosovës suksese të kapshme dhe jo vetëm teorike për të kuptuar se sa e suksesshme apo jo është Kosova”, tha Tahir-Beqa në “Info Plus” në RTK.

Kurse sa i përket zhvillimeve në Hagë edhe asaj që po flitet nga qytetarët se me marrjen e presidencës nga ana e Donald Trump gjykata speciale mund të zhbëhet, Tahiri-Beqa tha se si njohëse e aspektit juridik nuk beson që do të ndodhë një gjë e tillë sepse është diçka që është krijuar me mekanizma ligjor dhe ka ndikime ligjore.

 

 


MË SHUME NGA Lajme